BotaLajme

IAEA: Rusia të tërhiqet nga centrali bërthamor i Zaporizhias

Vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) i kanë bërë sërish thirrje Rusisë që të braktisë termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhia.

”Moska duhet të tërheqë menjëherë personelin e saj dhe të heqë dorë nga pretendimi i saj i pabazë për pronësinë e termocentralit bërthamor në juglindje të Ukrainës”, sipas një rezolute të bordit të guvernatorëve të IAEA në Vjenë.

Bordi ishte gjithashtu i shqetësuar se punonjësit ukrainas të uzinës ishin nën presion nga pala ruse dhe ishin bërë arrestime.

Kjo është rezoluta e tretë e IAEA kundër Rusisë që nga fillimi i luftës në shkurt.

Rusia dhe Kina votuan kundër, ndërsa shtatë vende abstenuan.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhias, më i madhi në Evropë, është nën pushtimin rus që nga marsi.

Ai ka qenë vazhdimisht në shënjestër gjatë javëve të fundit.

Moska dhe Kievi fajësojnë njëri-tjetrin për sulmet.

Show More

Related Articles

Back to top button