Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) bëri me dije së më datat 22-25 qershor 2023, në Singapor do të zhvillohet Olimpiada e parë dedikuar tërësisht lojërave elektronike. Kjo do të quhet Olympic Esports Week (Java Olimpike e Sporteve Elektronike). Një triumf ky për sportet elektronike, që po bëhen gjithnjë e më të përhapura në botë.
IOC shpjegoi edhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij eventi: “Vjet zhvilluam një event virtual të “E-Sports”, ku morën pjesë 250 mijë vetë nga 100 shtete të ndryshme në botës. Pjesëmarrësit luajtën në disa disiplina sportive. Kjo na shërbeu për të krijuar këtë Olimpiadë, ku do të luhet për medaljen e artë. Nuk do të ketë vetëm lojëra, por edhe sesione edukimi, show etj”.
Ndërsa presidenti i IOC, Thomas Bach, tha: “Zhvillimi i edicionit të parë të “Olympic Esports Week” është një arritje e madhe, një ambicje që ne kishim, në mbështetje të sporteve virtuale, në brendësi të lëvizjes olimpike.
Mendojmë se ky format, me pjesëmarrjen reale të sportistëve në një event të tillë, do të jetë një mundësi e mirë për ta zhvilluar më tej këtë disiplinë sportive”..