LajmeMaqedoni

Në Shkup janë gjobitur 188 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.11.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 188 masa, nga të cilat 18 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, tri masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 11 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer.

Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur (semafori i kuq), pesë masa për automjetet e paregjistruara…Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thonë nga MPB.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk