BotaLajme

Fillon trajnimi i ushtarëve ukrainas, misioni më i madh ushtarak i BE-së

Këtë javë, Bashkimi Evropian nisi një mision për të trajnuar ushtarët ukrainas, misioni i tij më i madh ushtarak deri më sot.

Është e paqartë se si shtetet do të marrin pjesë në këtë, shkruan ENR (European Newsroom).

Në fillim të kësaj jave, Bashkimi Evropian nisi zyrtarisht një mision trajnimi për ushtarët ukrainas të quajtur Misioni i Ndihmës së Bashkimit Evropian në Ukrainë (EUMAM Ukraine).

Vendimi i përgjithshëm për krijimin e misionit stërvitor është marrë tashmë nga ministrat e punëve të jashtme më 17 tetor.

Hungaria është i vetmi vend që nuk e votoi për atë vendim, por përdori abstenim konstruktiv, që do të thotë se shteti nuk do të marrë pjesë apo financojë misionin.

Është misioni më i madh i trajnimit ushtarak që BE-ja ka nisur ndonjëherë. Qëllimi është të përgatiten 15 mijë ushtarët fillestarë ukrainas për në fushën e betejës.

Misioni fillimisht ishte menduar të zgjaste dy vjet dhe pritet të kushtojë rreth 60 milionë euro në vit.

© SYRI.net

Show More

Related Articles

Back to top button