BotaLajme

Sulm me bombë në Irlandën e Veriut, tentohet të vriten policë

Policia në Irlandën e Veriut ka arrestuar tre burra pas tentativës për vrasjen e dy oficerëve në një sulm me bombë.

Një mjet i dyshuar shpërthyes i improvizuar dëmtoi një automjet policie në qytetin Strabane, por dy oficerët shpëtuan pa lëndime, raportoi The Guardian. 

Hetuesit nga njësia e Hetimit të Terrorizmit arrestuan tre burra pasi kryen një numër kontrollesh në Strabane të premten mbrëma.

Banorët kanë përshkruar se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë. Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut tha se dukej se ishte një sulm i synuar dhe po trajtohej si tentativë për vrasje.

Përfaqësuesit e policisë dhe politikanët e dënuan sulmin.

“Qëllimi terrorist ishte të shkaktonte dhimbje dhe mjerim dhe ta kthente Irlandën e Veriut në epokat e errëta”, tha Liam Kelly, kryetar i Federatës së Policisë për Irlandën e Veriut. “Asgjë nuk fitohet nga një incident i tillë i pashpirt dhe i mbushur me urrejtje. Kërcënimi terrorist vlerësohet si ‘substancial’ dhe unë do t’u bëj thirrje të gjithë oficerëve që të rrisin vigjilencën e tyre”.

Show More

Related Articles

Back to top button