LajmeMaqedoni

Së shpejti do të ketë rezultate nga hetimi për alarmet e rreme për bomba

Së shpejti do të ketë rezultate nga hetimi për alarmet e rreme për bomba të cilat për një kohë të gjatë shkaktojnë huti në opinion, ndërsa filluan me autobusët e NQP-së, ndërsa vazhduan me shkollat ​​e mesme, paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Siç thashë edhe para disa ditësh jemi në përfundim të sigurimit të të gjitha materialeve dhe provave që të kemi realizim edhe në këtë pjesë”, tha Spasovski në paraqitjen e djeshme në emisionin “Klik plus” në TV 21, duke shtuar se analizat për shkaqet janë në disa kahe, nga interesat gjeostrategjike, përmes atyre politike e ekonomike ose të nxitura nga interesa biznesore.

Sipas Spasovskit, duke pasur parasysh se qëllimi i sulmeve të tilla hibride është të shkaktojnë ankth, mosbesim në institucione, frikë dhe panik, nuk duhet spekuluar, por duhet pritur derisa të merren të gjitha informatat e konfirmuara me fakte dhe dëshmi.

Show More

Related Articles

Back to top button