LajmeMaqedoni

Sot fillon debati për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues në Maqedoni

Zgjedhja e gjykatësve kushtetues sot është në rend të ditës së seancës së Komisionit të Kuvendit për zgjedhje dhe emërime. Anëtarët e Komisionit duhet t’i shqyrtojnë biografitë e nëntë kandidatëve për gjykatës kushtetues dhe atë tre të propozuar nga shumica dhe gjashtë nga opozita.

Kryetarja e Gjykatës kushtetuese, Dobrilla Kacarska të hënën ka mbajtur takim me shefin e shtetit, Stevo Pendarovski, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi për bllokadën e zgjedhjes së katër gjykatësve kushtetues.

Kacarska pas mbledhjes me kreun shtetëror deklaroi se nëse nga fundi i vitit Gjykata nuk kompletohet, atëherë shtetit i kanoset krizë kushtetuese.

Gjykata kushtetuese në këtë moment punon pa katër gjykatës, të cilëve u skadoi mandati, nga të paraparë nëntë gjykatës. Në përbërje jo të plotë është rreth një vit, pasi nga fundi i majit vitin e kaluar u skaduan mandatet tre gjykatësve – Sali Murati, Elena Gosheva dhe Nikolla Ivanovski. Nga mesi i janarit të këtij viti, ndërkaq, i përfundoi mandati i gjykatësit Jovan Josifovski.

Komisioni i Kuvendit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, pas pothuaj një viti prej se Gjykata Kushtetuese punon me numër të zvogëluar të gjykatësve, më 13 maj e filloi procedurën për zgjedhje të gjykatësve të ri kushtetues.

Janë propozuar nëntë kandidatë. Deputetët nga pushteti i propozuan prokurorin publik republikan, Lubomir Joveski, gjykatësin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender dhe Tanja Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislaturë civile.

Deputetët nga VMRO-DPMNE-ja opozitare propozuan gjashtë kandidatë: profesorëst universitarë Savo Klimovski dhe Rodna Zhivkovska, gjykatësin në penison, Branko Sekullovski, prokurorin Todor Vitlarov, gjykatësen nga Gjykata Administrative, Vesna Jovanovska dhe Vojisllav Dimovski, prokuror publik nga Prokuroria Themelore në Ohër.

Në rend të ditës së seancës së Komisionit është edhe konfirmimi i Propozim-vendimit për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror “8 Shtatori”.

Show More

Related Articles

Back to top button