Edhe pse askush nuk do ta kishte imagjinuar, Irani fsheh nëntokë një arsenal vdekjeprurësh armësh.
Bëhet fjalë për një bunker masiv, nën një varg malesh. Baza nën tokë është aq e madhe sa duket se zyrtarët ushtarakë përdorin mjete të posaçme për të lëvizur.
Ushtria iraniane dha disa detaje, por jo vendndodhjen e saktë, të bazës së saj sekrete nëntokësore mes tensioneve të ndezura në Gji.
Televizioni shtetëror tha se 100 dronë po mbahen në zemër të maleve të Zagrosit, duke përfshirë Ababil-5, për të cilat tha se ishin të pajisura me raketa Qaem-9, një version i prodhuar nga Irani i Hellfirit amerikan.
Një arsye pse Irani mund t’i mbajë të fshehur dronët është që të parandalojë armiqtë e vendit të shkatërrojnë flotën e tij të madhe.
“Pa dyshim që dronët e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit janë më të fuqishmit në rajon”, tha komandanti i ushtrisë, gjeneralmajor Abdolrahim Mousavi.
“Aftësia jonë për të përmirësuar dronët është e pandalshme.”