LajmeMaqedoni

Çadikovski: Për një vit kemi rritje prej 30% të numrit të sulmeve ndaj gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se sulmet e fundit dhe kërcënimet mbi kameramanët dhe gazetarët janë edhe një alarm se janë të nevojshme ndryshime në Ligjin dhe sulmi mbi punonjësit mediatik të konsiderohet si sulm mbi një person zyrtar. Mlladen Çadikovski, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, në emisionin “Politica” në televizionin Globi tha se këto ndryshime ligjore, ku dënimi për sulm ndaj gazetarëve do të ishte shumë më i madh se tani, duhej të silleshin shumë më herët.

Ai përmendi rastin e fundit kur u sulmuan fizikisht kameramani dhe gazetari i TV 24 dhe përpos Kuvendit, kërkoi që edhe Prokuroria të merret më serizosisht jo vetëm me këtë, por edhe me të gjithë rastet tjera që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve.

“Sa i takon sigurisë së gazetarëve edhe në atë pjesë kemi punuar dhe për atë kemi arritur në një zgjidhje ligjore me Ministrinë e Drejtësisë që nënkupton se sulmi ndaj një gazetari duhet të konsiderohet si sulm ndaj një personi zyrtarë, sikurse sulm ndaj nodnjë polici, avokati, mjeku. Në këtë rast, sulmuesit do të ishin më pak të motivuar për të sulmuar pasi dënimet në raste të tilla janë shumë të mëdha, shpesh edhe me arrestim me burg. Por, ligji ka ngecur në Kuvend dhe mendoj se deputetët jo sot por që dje duheshte ta sjellin atë ligj në vend që të merren me ligje të cilat nuk ka aq shumë prioritet me qëllim që mos na përsëriet ajo që na ndodhi para disa ditësh kur u sulmua një kameraman, pastaj u sulmua edhe gazetari dhe pastaj gazetarit iu hodh vezë në shtëpinë e tij, dëmi nuk ishte i madh por mesazhi ishte serioz pasi me këtë veprim thuhet se e dimë se ku jeton dhe ki kujdes se çfarë bënë. Presim që Prokuroria të merret më serizosisht jo vetëm me këtë, por edhe me të gjithë rastet tjera që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve”, deklaron Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM-së.

Çadikovski thotë se sivjet sulment ndaj punonjësve mediatik janë rritur me 30 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

“Këtë vit kishte më shumë sulme se sa viti i kaluar diku për rreth 30 për qind më shumë. Kjo paraqet rritje të numrit dhe kjo është si rezultat i Kuvendit që e stërgjat sjelljen e ligjit që ne si Shoqatë e Gazetarëve të Maqedonisë së bashku me Sindikatën jemi munduar ta sjellim këtë ligj. Ai ligj duhet të sillet menjëherë pasi situata mund të përkeqësohet. Jemi më mirë se para disa vite, por sivjet numri i sulmeve është me një rritje të lehtë nga viti i kaluar dhe situata sërish mund të ndryshojë përmes natës”, deklaron Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM-së.

Çadikovski kërkon që shpejtë dhe në mënyrë efikase të zgjidhen edhe rastet e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale ndaj gazetarëve, pasi, siç tha, edhe ato çojnë dhe mund të llogariten si vepra të mundshme penale.

Ai foli edhe për zgjedhjet në Kuvendin e rregullt të SHGM-së, ku zgjidhet edhe kryetari i ri. Tha se do të rikandidojë dhe nëse e fiton besimin e kolegëve, në mandatine dytë puna e parë me të cilën do merrej, është krijimi i Fodit për produkte mediatike me të cilin ai mendon se do të përmirësohej gjendja e mediave dhe gazetarëve në përgjithësi. Zgjedhjet në SHGM mbahen me 3 dhjetor të këtij viti.

Show More

Related Articles

Back to top button