LajmeMaqedoni

ASH: Rruga Mavrovë-Dibër, rrugë e vdekjes. Të intervenohet urgjentisht!

Vitin e fundit rruga Mavrovë-Dibër është shndërruar në një rrugë që shpie më shumë drejt spitaleve dhe vdekjes. Për shkak të mungesës së sinjalizimit dhe rrethojave, në këtë rrugë janë shtuar aksidentet të cilat jo rrallë herë kanë pasur edhe epilog fatal për qytetarët. Vitin e kaluar tre persona humbën jetën, ndërsa në disa aksidente shumë të tjerë kanë ngelur të lënduar.

Punimet në këtë rrugë ishin planifikuar të përfundojnë në gusht të vitit 2021, por për vonesat dhe zvarritjet ende askush nuk mban përgjegjësi.

Aleanca për Shqiptarët fton autoritetet përgjegjëse që të intervenojnë për të parandaluar tragjedi më të mëdha, duke patur parasysh se është një nga rrugët më të frekuentuara. Ndërkaq, qytetarëve u bëjmë thirrje të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në prag të festave të fundvitit kur moti e përkeqëson edhe më tepër situatën.

Aleanca për Shqiptarët – Dega Dibër

Show More

Related Articles

Back to top button