LajmeMaqedoni

KRRE-ja vendosi, nga mesnata ulen çmimet e derivateve

Benzinat nga sonte në mesnatë lirohen nga 1,5 deri në tre denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit do të ulet për tre denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetik dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me vendimin, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 2.82 për qind.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 zvogëlohet për tre denarë për litër dhe do të arrijë në 88,5 denarë. EUROSUPER BS-98 është më i lirë për 1,5 denarë për litër dhe do të kushtojë 90,5 denarë. Çmimi me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) zvogëlohet për tre denarë për litër dhe tani do të shitet për 90 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 2,5 denarë dhe do të arrijë në 85,5 denarë për. litër.

Me vendimin e KRRE-së, për 1,438 denarë për një kilogramë zvogëlohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1NS dhe do të arrijë 44,524 denarë.

Siç theksojnë nga KRRE, çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror krahasuar me llogaritjen e mëparshme, tregojnë rënie të benzinës mesatarisht për 1,907 për qind, te dizeli për 2,173, te vaji ekstra i lehtë për 2,145 dhe te mazuti për 3,096. për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,73 për qind.

Show More

Related Articles

Back to top button