LajmeMaqedoni

Bytyqi-Aggeler: SHBA mbështesin plotësisht integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Anxhela P. Aggeler shprehu sot mbështetjen e plotë të Uashingtonit për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Aggeler, në takimin me zëvendëskryeministrin për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi, theksoi se kjo është një kohë e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe se janë marrë vendime të vështira për të hapur rrugën drejt BE-së, për të cilat vendi mbështetet plotësisht nga SHBA-ja.

Bytyqi, siç thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë, i uroi mirëseardhje ambasadores Ageler dhe mandat të suksesshëm në Maqedoninë e Veriut dhe shprehu mirënjohjen e tij për punën e shkëlqyer dhe bashkëpunimin e hapur të ambasadores së mëparshme amerikane, Kejt Meri Bërns.

Në njoftim thuhet se Bytyqi dhe Ageler ranë dakord me angazhim të përbashkët dhe komunikim të mëtejshëm, që të punojnë me përkushtim në promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik, i cili do të shkojë paralelisht me negociatat për anëtarësim në BE, por mbi të gjitha për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në atë drejtim, Maqedonia e Veriut si anëtare me të drejtë të plotë e NATO-s është një partner i besueshëm për investitorët në vend, ndërsa Qeveria vazhdimisht po punon për parashikueshmërinë dhe stabilitetin për zhvillimin e biznesit, që çon në zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë vendase”, thuhet në kumtesën lidhur me takimin Bytyqi-Aggeler.\Koha\

Show More

Related Articles

Back to top button