Kryeministri Dimitar Kovaçevski, prej sot e deri të premten do të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë “GllobSek” që mbahet në kryeqytetin e Republikës së Sllovakisë, Bratislavë.
Në forum do të marrin pjesë shefat e shteteve dhe qeverive nga Evropa dhe bota dhe përfaqësues të organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare dhe organizata tink-tenk. Forumin do ta hapin kryetarja e Sllovakisë, Suzana Çaputova, presidenti ukrainas Volodomir Zelenski i cili do të ketë video paraqitje dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
Kryeministri Kovaçevski, siç informuan nga Qeveria, do të marrë pjesë në panelin “Tani ose asnjëherë: zbulimi i së ardhmes evropiane për Ballkanin Perëndimor”, ndërsa janë paraparë edhe disa takime bilaterale.
Forumi GlobSek 2022 Bratislavë, si një nga konferencat më të rëndësishme ndërkombëtare dedikuar strategjive të sigurisë, këtë vit është përqendruar në tri shtylla tematike – Mobilizimi për mbështetje dhe për aksion për Ukrainën dhe fqinjësinë më të gjerë evropiane. Mobilizim i resurseve të Perëndimit që të përforcohet rezistenca në vend dhe Mobilizim i koalicioneve globale për kundërshtimin e regjimeve autoritare.