Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur mesazhin e tij sot në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Në një postim në rrjete sociale, Presidenti Begaj ka shkruar se sot kujtojmë me respektin më të madh të gjithë mendimtarët dhe atdhetarët që dhanë kontributin e tyre në përmbushjen e ëndrrës për të lëvruar e shkruar gjuhën shqipe me një alfabet të përbashkët.
“114 vjet më parë, Kongresi i Manastirit do të shënonte një nga arritjet më të mëdha të historisë sonë kombëtare, duke njësuar alfabetin e gjuhës shqipe”, tha Begaj.
“Bashkë me alfabetin, ata na dhanë një mesazh kuptimplotë se çdo ndasi mund të tejkalohet, nëse punojmë me zemër e shpirt për kombin shqiptar. Le të urojmë sot njëzëri, ashtu si patriotët shqiptarë 114 vjet më parë: “Rroftë Alfabeti!”:, shtoi Presidenti. /arbresh.info/