LajmeMaqedoni

“Fundoset” kamioni në fontanën e sheshit në Shkup

Në fontanën në sheshin e qytetit, si duket më shpesh kalojnë kamionë se sa njerëz. Sot është ndoshta hera e pestë që një kamion apo automjet bie në fontanën që nuk funksionon tanimë një kohë të gjatë, e më tepër i sjellë dëm qytetarëve dhe qytetit se sa që e zbukuron sheshin.

Sot në mëngjes përsëri është parë të fundoset një kamion e që siç shihet nga fotografitë, i përket kompanisë “kare logistics”.

Qyteti i Shkupit në krye me Arsovskën nuk e ka ndërmend të ndërmer diçka për rregullimin e kësaj fontane ta vë në funksion, së paku gjatë verës, ashtu siç funksiononte derisa me Shkupin udhëhiqte Shilegov. Por nga ajo që kemi parë kohëve të fundit, Arsovska ka probleme shumë më të mëdha se sa funksionimi i fontanës në qendër.

Show More

Related Articles

Back to top button