
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Evia të Greqisë. Në aksident kanë vdekur dy grekë dhe ka mbetur i plagosur rëndë një shqiptar i cili ishte duke udhëruar bashkë me ta në makinë.
Makina ra nga një shkëmb rreth 40 metra poshtë. Shqiptari është nxjerrë nga forcat zjarrfikëse dhe është dërguar në spitalin e Lamias.
Nuk dihen akoma arsyet që çuan në këtë aksident fatal.