LajmeMaqedoni

REISUL ULEMAJA PRITI AMBASADORIN E VATIKANIT NË SOFJE

Kryetari Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të mërkurën më 23.11.2022, në selinë e Rijasetit të BFI, me nderime të larta e priti Ekselencën e tij, Ambasadorin e Vatikanit në Sofje, Mgr. Luçiano Suriani i shoqëruar nga Peshkopi i Kishës Katolikë në Maqedoninë e Veriut Monsinjor Dr. Kiro Stojanov.

Fillimisht Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai falënderoi Ekselencën e Tij, Ambasadorin e Vatikanit Mgr. Luçiano Suriani dhe shoqëruesin e tij Monsinjor Dr. Kiro Stojanov për vizitën dhe respektin e tyre ndaj Bashkësisë Fetare Islame, si dhe e uroi Ambasadorin e ri për detyrën dhe i dëshiroi shëndet dhe suksese gjatë kryerjes së obligimeve si Ambasador në Sofje, por me autorizim nga Papa Francis, që ta përfaqëson edhe Maqedoninë e Veriut.

Reisul Ulema u bëri një prezantim të shkurtër të organizimit dhe funksionimit të BFI e RMV si dhe institucioneve edukativo arsimore dhe organizatës humanitare Hilal.

 Edhe Ekselenca e Tij, Ambasadori Mgr. Luçiano Suriani u falënderua për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore dhe për urimet që Reisul Ulemaja ia bëri atij, në fillim të mandatit si Diplomat i Vatikanit në Sofje.

 Më pas, palët vazhduan bisedën rreth paqes, tolerancës, bashkëjetesës dhe dialogut ndërfetar i cili karakterizon të dyja institucionet fetare, atë islam dhe atë katolik në këtë nënqiell, duke e mbështetur njëra tjetrën në raste të ndryshme nevoje, me ç’rast Reisul Ulemaja falënderoi Monsinjor Dr. Kiro Stojanov, për përkrahjen dhe mbështetjen.

Gjatë takimit, Reisul Ulemanë e shoqëronin: Dr. Selver ef. Xhemaili, Dretor i sektorit të Diasporës, Mr. Mustafa ef. Dauti, Drejtor i sektorit të jashtëm, Dr, Abdulkerim ef. Iseni Shef i Kabinetit dhe z. Agron Vojnika udhëheqës i sektorit për informim publik.

Vet fakti që Ambasadori i Vatikanit viziton Bashkësinë Fetare Islame ngërthen në vete një mesazh mirëkuptimi, respekti dhe tolerance mes besimeve, për të cilin palët u dakorduan se do të vazhdojnë ta kultivojnë edhe në të ardhmen, duke u siguruar që bashkëjetesa dhe toleranca të jenë gjithmonë shembullore jo vetëm për këtë nënqiell por edhe më gjerë.

Show More

Related Articles

Back to top button