Forcat ruse kanë sulmuar sërish Ukrainën, me sulme që janë raportuar në Kiev, Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se forcat ruse kanë sulmuar infrastrukturën energjetike, duke çuar në ndërprerje të energjisë, sipas The Guardian.
Në javët e fundit, Rusia ka shtuar sulmet e saj ndaj rrjeteve energjetike të Ukrainës. Guvernatori i rajonit të Mykolaiv paralajmëroi për “shi” raketash nga jugu dhe lindja.
Në rajonin e Zaporizhzhia, një foshnjë e porsalindur u vra kur një raketë goditi një maternitet, thanë shërbimet e urgjencës. Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Lviv në Ukrainën perëndimore u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në strehimore.
Autoritetet në Kiev thanë se të paktën një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.