LajmeRajon

Përmbytje “apokaliptike” në Kroaci/ 6 të vdekur në Ballkan nga moti i keq

Shira të rrëmbyer dhe erëra të furishme janë përplasur mbi bregdetin kroat, ku pemët janë shkulur nga rrënjët e deti ka dalë në rrugë.

Uji vërshoi në disa rajone bregdetare, duke paralizuar qarkullimin e mjeteve, e për shkak të kushteve tejet të këqija atmosferike, u pezullua lëvizja edhe në një sërë linjash hekurudhore. Në zonën e Trogirit, deti përmbyti bregun ujor, qendrën e vjetër të qytetit dhe pjesën e poshtme të vendbanimit periferik Pasik. Në Qarkun e Zarës, për shkak të baticës, një anije e madhe u shkëput nga ankorimi në port, ndërsa në rrethin e Istrias, ekipet e shpëtimit morën raporte për rënie gurësh në rrugë.

Reshjet e dendura gjatë fundjavës u fajësuan për vërshime të befasishme uji që shkaktuan të paktën 6 të vdekur në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në disa qytete u dëmtua transporti dhe në zona të caktuara, u pezullua edhe mësimi.

Në Mal të Zi, shirat shkaktuan përmbytje në pjesët veriore dhe qendrore të vendit. Një 43-vjeçare humbi jetën së bashku me dy djemtë e saj, 19 dhe 16 vjeç, pasi makina me të cilën udhëtonin u rrëmbye nga uji pranë kryeqytetit Podgoricë. Në jugperëndim të Serbisë në rajonin e Rashkës, lumenjtë dolën nga shtrati duke përmbytur zonat përreth e duke marrë jetën e një fëmijë dy vjecar. Dy viktima bëri moti i keq dhe në Shqipëri.

Show More

Related Articles

Back to top button