Rreth orës 13:00, në fshatin Rrotull, Shijak, shtetasi B. B., rreth 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. B. ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.