BotaLajme

Bursat europiane zgjerojnë fitimet – Fokusi, te inflacion i lartë dhe te konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës

Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pasi investitorët vijojnë të vlerësojë të dhënat më të fundit mbi inflacionin dhe efektet që do të ketë në ekonomi.

Indeksi pan-Europian STOXX 600 po qëndron në rritje me 0.4%, ndërsa bursa e Londrës do të qëndrojë pushim të enjten dhe të premten, me rastin e festimeve të Jubileut Platin të Mbretëreshës.

Investitorët janë të shqetësuar për inflacionin në Eurozonë, që rezultoi në 8.1% për majin, muaji i shtatë me radhë në rritje. Të dhënat kanë shtuar presionin mbi Bankën Qendrore Europiane për të shtrënguar politikat monetare.

Edhe zhvillimet që kanë të bëjnë me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës janë në fokus të tregjeve, sidomos pas marrëveshjes së BE për të sanksionuar naftën ruse.

Tregjet aziatike u mbyllën në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa kontratat “futures” në Wall Street kanë ndryshuar minimalisht. Gjatë ditën së sotme, investitorët po presin edhe të dhënat mbi bilancin tregtar në Europë, shitjet me pakicë dhe punësimin në Spanjë./SCAN/

Show More

Related Articles

Back to top button