LajmeRajon

Lista Serbe mirëpret marrëveshjen e Brukselit për targa

Paterica e Vuçiqit në Kosovë, Lista Serbe, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat.

Në  një postim në Facebook, nga kjo parti thanë se janë të gëzuar që qytetarët që kanë targat KM mund ta zgjasin regjistrimin e tyre, përcjell arbresh.info.

“Duam të njoftojmë qytetarët se të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të funksionojnë normalisht dhe kur të skadon regjistrimi i tyre ekzistues do të mund të zgjasin vlefshmërinë e regjistrimit të KM siç kanë vepruar më parë.

Prandaj, të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të përdorin dhe zgjasin pa ndërprerje regjistrimin për automjetet me targa KM.” – shkruajtën ata.

Sipas tyre, iu është plotësuar kërkesa të cilën ka kohë që e kishin, pra, mbajtja e targave KM, e jo rritja e numrit të tyre.

“Targat ekzistuese mbeten, dhe do të jenë në gjendje të zgjaten, dhe të reja nuk do të lëshohen tani për tani. Kujtojmë se pozicioni ynë ishte mbajtja e targave KM, jo marrja e pronave qytetarëve, mos shkruaja asnjë dënim, as mos pamundësimi i lirisë së lëvizjes së tyre. Kërkuam të mbeten targat KM, jo të rritet numri i tyre.” – shkruajtën në Facebook nga kjo parti./arbresh.info

Show More

Related Articles

Back to top button