Prej ditës së djeshme kur edhe mbaroi afati, 233 shkolla publike fillore dhe të mesme nga të gjitha qytetet nga gjithsej 474 në vend, 50 ndërmarrje publike në fushën e ujësjellësit aplikuan për furnizim të subvencionuar me energji elektrike nga 1 dhjetori.
Sipas vendimit të Qeverisë, kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë si vaj ushqimor, bukë dhe produkte furre, miell, qumësht dhe produkte qumështi, industria e mishit do të marrin energji elektrike të subvencionuar përmes “EMV-së” me çmim 80 euro për megavat/orë, për shkollat fillore dhe të mesme çmimi i subvencionuar do të jetë 95 euro për megavat/orë, po aq edhe për ndërmarrjet publike në fushën e ujësjellësit.
“Për ata që e shfrytëzuan këtë mundësi dhe u regjistruan, SHA EMV do të fillojë nga data 1 dhjetor me furnizimin e tri kategorive të konsumatorëve që mbulohen nga vendimi i Qeverisë për energjinë elektrike të subvencionuar. Subjektet që deri dje nuk kanë dorëzuar dokumente të plota do të mund ta bëjnë këtë në periudhën e ardhshme dhe do të vendosen në furnizim të subvencionuar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. /Alsat.mk