LajmeMaqedoni

Ali Ahmeti përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

Ahmeti thotë se palët duhet të vazhdojnë me negociata deri në arritjen e njohjes së ndërsjellë.

“Përgëzoj të dyja palët për guximin, duke uruar që mbi këtë rrugë progresive të mirëkuptimit të vazhdojnë procesin e negocimit mbi propozimin franko – gjerman deri në finalizimin e procesit pa alternativë tjetër, atë të njohjes së ndërsjellët. Është koha që t’u jepet fund kontesteve, të ndërtohet e ardhmja e sigurt dhe përparimtare drejt një horizonti, atë të integrimit në Bashkimin Europian”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.

Show More

Related Articles

Back to top button