GostivarLajmeMaqedoni

Kryetari Taravari promovoi investimet në Sh.F “Bashkimi” në Lagjen “Tullana”

 Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben taravari, me bashkëpunëtorët e tij kanë promovuar investimet në shkollën fillore periferike “Bashkimi” në lagjen Tullana që përfshin ndërrimin e dritareve, fasadë me efikasitet energjetik dhe renovim të brendshëm të klasave.

Ky investim me mjete të Komunës së Gostivarit në këtë kohë krize eneregjetike, ishte më se i nevojshëm, tha me këtë rast kryetarii Taravari. Ai paralajmëroi edhe linjë të re të ujëslejjësit dhe kanalizimit për këtë shkollë si dhe rregullimin e të gjitha toaleteve, të cilat pritet të realizohen vitin e ardhshëm.

I pyetur nëse shkollat e komunës së Gostivarit kanë aplikuar për rrymë të subvencionuar nga ana e Qeverisë, kryetari Taravari, me përgjigjen që dha nuk ishte i sigurtë nëse është kryer procedura e aplikimit, por shtoi se të gjitha shkollat aktualisht kanë nxemje.

Në shkollën fillore periferike “Bashkimi” në Lagjen Tullana, mësimin e ndjekin 160 nxënës nga klasa e parë deri në të pestën, tha Rexhije Jusufi, drejtoreshë e shkollës “Bashkimi”.

Ndryshe, nga 1 dhjetori shkollat që kanë aplikuar për rrymë të subvencionuar nga ana e Qeverisë, do të furnizohen me rrymë për 95 për MW/h.

Afati i aplikimit ka qenë deri ditën e djeshme, por sot kryeministri e shtoi këtë afat dhe tha se shkollat që do aplikojnë ati, rrymë të subvencionuar do të marrin nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Show More

Related Articles

Back to top button