
Kombëtarja e Zvicrës mundi Kamerunin në ndeshjen debutuese në Botërorin e Katarit. Në minutën e 49’ ishte Bril Embolo i cili zhbllokoi sfidën duke mposhtur portierin e Interit, Andre Onana. Pas këtij goli, Bril Embolo është lojtari i parë që shënon për vendin e tij të lindjes në të gjithë historinë e Kupës së Botës. 25-vjeçari ka lindur në Kamerun, por ka vendosur që të luajë për kombëtaren zviceriane.