BotaLajme

Gjermani: Gjykata Kushtetuese forcon të drejtat e azilkërkuesve

Azilkërkuesve pa familje nuk mund t’u shkurtohet asistenca sociale me një normë fikse prej dhjetë për qind, vetëm sepse ata jetojnë në strehimore kolektive.

Këtë vendim e mori të enjten, 24.11.2022, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë.

Gjykatësit thanë se ndarja e dhomës me azilkërkues të tjerë, nuk çon domosdoshmërisht në kursimin e shpenzimeve. “Niveli i nevojave të veçanta” i prezantuar në 2019 është i papajtueshëm me “të drejtën themelore për të garantuar jetese dinjitoze”.

Të prekur nga ky vendim i gjykatës janë të gjithë azilkërkuesit që jetojnë vetëm, pra, pa familje, nëpër strehimore refugjatësh, dhe që jetojnë në Gjermani prej së paku 18 muajsh. Këtej e tutje atyre do t’u rritet asistenca sociale me 10 për qind. Nëse më parë ata kanë bërë ankesë me shkrim, atëherë mund të llogarisin edhe me një rritje të asistencës sociale për muajt e mëparshëm, duke filluar nga shtatori i vitit 2019.

Çështjen e çoi në Gjykatën Kushtetuese Shoqata për të Drejtat e Lirisë (GFF). Për të kontrolluar rregulloren në Karlsruhe, ajo kishte hartuar një model që e përdori një gjyqtar në Gjykatën Sociale të Dyseldorfit. Atje, një burrë nga Sri Lanka kishte bërë kërkesë për rritje të asistencës sociale për disa muaj në vitet  2019 dhe 2020. Paditësi argumentoi se ai nuk kishte raport miqësor me azilkërkuesit e tjerë të dhomës dhe as nuk gatuante e as nuk kishte ekonomi të përbashkët me ta. Si rrjedhojë, bashkëbanimi nuk kishte asnjë efekt kursimi, thuhet në deklaratë e Gjykatës, shkruan  /DW

Show More

Related Articles

Back to top button