Në Konferencën “Mobilizimi i komunitetit lokal për fuqizimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë” u theksua nevoja që të shtyhet afati për aplikim në Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës në Kosovë, i cili përfundon në shkurt të vitit të ardhshëm. Kjo pasi u vlerësua se ka ende shumë viktima të cilat nuk i janë drejtuar këtij komisioni për shkak të stigmës.
“Një numër i madh i tyre ende janë të stigmatizuara, një numër i madh i tyre ende nuk kanë aplikuar në komision dhe nëse e shohim afatin kohor, afati kohor për të aplikuar në komision ka filluar në 2018 dhe përfundon në shkurt të vitit që vjen. Po punojmë në atë drejtim që t’iu jepet mundësi për të vazhduar afatin e aplikimit, po kjo bëhet me ligj sepse me ligj është përcaktuar pesë vite aplikim, dhe ne duhet të mobilizohemi së paku për këtë periudhë kohore që na ka mbetë që viktimat që mund t’i njohim t’i ofrojmë mbështetjen dhe t’i drejtojmë tek komisioni për t’ua pranuar një të drejtë që u njihet me ligj”, tha kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës në Kosovë, Leonora Selmani.
Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se
“Tani të bëjmë çmos që pas 5 shkurtit edhe sikur një apo tre apo pesë persona të jenë, shteti duhet me ua dhënë mundësinë që t’iu njihet e drejta ligjore”, tha ajo.