LajmeMaqedoni

Drejtori Avziu: Qeveria miratoi Vendimin për dhënien e statusit të investitorit strategjik për Ski-Qendrën “Kodra e Diellit” subjektit investues “TechnoAlpin”

Kam nderin t’ju informoj se Qeveria e RMV-së sot miratoi Vendimin për dhënien e statusit të investitorit strategjik për Ski-Qendrën “Kodra e Diellit” subjektit investues “TechnoAlpin”.

Jashtëzakonisht i lumtur që TechnoAlpin, si një lider botëror për prodhimin dhe instalimin e sistemeve të borës artificiale për vendskijime dhe si ekspert i mirënjohur në planifikimin dhe projektimin e terreneve dhe zonave të skijimit në resorte të ndryshme botërore, më në fund ka marrë statusin e investitorit strategjik me një plan ambicioz zhvillimi të Ski-Qendrës “Kodra e Diellit” për të modernizuar zonën aktuale të skijimit dhe për të optimizimuar infrastrukturën parësore të nevojshme për zhvillimin e Kodrës së Diellit.
Bëhet fjalë për investim total prej 186 milionë euro, që do të realizohet në 6 faza investimi, duke filluar nga viti 2023.
Në fazën e parë të investimit, që do të implementohet në periudhën 2023-2028 me një shumë investimi prej 55,117,000.00 euro, do të realizohet:

Investim në vendosjen e dy teleferikëve të rinj me 6/8 ulëse

Dy shtigje të reja skijimi

Instalim i sistemeve për borë artificiale

Adventure Park, kënd lojërash, hapësirë për rekreacion dhe relaksim

Parking i ri i asfaltuar me hapësirë për parkim të 600 veturave

Ndërtimin e rrugëve të reja qasëse

Ndërtimi i dy hoteleve të reja, të kategorisë me 4*

Investim në dy mjete të reja për rregullimin e shtigjeve të skijimit

Dikur ishte vetëm ide, ndërsa sot, të gjithë jemi dëshmitarë se po manifestohet dhe jetësohet një ndër nismat më me rëndësi për vite me radhë!

Me këtë dëshmohet se puna e viteve të fundit ka dhënë rezultate reale duke krijuar kushte reale për investitorët e huaj duke impaktuar drejtpërdrejtë në krijimin e një baze të fuqishme për rritje ekonomike, zhvillim të qëndrueshëm dhe garancë për vende të reja pune.

Kjo po që është epoka e zhvillimit të Kodrës së Diellit.

Show More

Related Articles

Back to top button