LajmeSport

Lot dhe protestë gjatë himnit të Iranit, ndërhyn policia e Katarit

Tifozët e Iranit nuk i mbajtën dot lotët gjatë këndimit të himnit të shtetit të tyre para nisjes së ndeshjes së kombëtares së futbollit kundër Uellsit në Kupën e Botës.

Vetë lojtarët e kënduan himnin, ndryshe nga sa bënë në ndeshjen e parë kundër Anglisë, kur qëndruan të heshtur në shenjë proteste ndaj asaj që po ndodh në vendin e tyre, ku qindra vetë kanë humbur jetën pas protestave për vdekjen e një vajze nga duart e policisë pasi nuk kishte mbajtur siç duhet shaminë.

Shumë vajza dhe gra iraniane u panë të pambuluara në stadium të premten dhe me flamuj iranianë të mbuluar me një kryq të zi, apo parulla “Free Iran” – “Çlironi Iranin”. Disa prej tyre u konfrontuan edhe nga policia lokale në stadium. Në fotot e publikuara online shihen efektivët që flasin me një grua e cila kishte lyer fytyrën me të bardhë dhe lot të kuq, teksa mbante një fanellë në kombëtares iraniane me emrin e Mahsa Aminit dhe numrin 22, mosha e vajzës kur vdiq.

Jashtë stadiumit, tifozët iranianë bërtisnin “Liri për Iranin, jo Republikës Islamike”, duke kundërshtuar regjimin e Ajatollahut.

Show More

Related Articles

Back to top button