Avokati i familjes së të moshuarës që është sulmuar fizikisht nga infermieret, sot reagoi pas vendimit të Gjykatës Supreme për lirimin nga paraburgimi të të dyshuarave.
Meshari Selimaj për se lirimi nga paraburgimi i infermiereve tregon tendencat për trajtimin e mëtutjeshëm të rastit.
Ai u shpreh se sot besimi në drejtësi për këtë rast u shua.
“Vendimi i Gjykates Supreme për lirimin nga paraburgimi i të pandehurave në këtë fazë të procedurës, ku akoma nuk ka përfunduar procedura hetimore dhe akoma ekziston rreziku i madh që të ndikohet në ndryshimin dhe asgjësimin e provave, është tregues i qartë se cilat janë tendencat për trajtimin e mëtutjeshëm të këtij rasti, relativizimi i tij, dhe në fund lirimi nga aktakuza apo shqiptimi i ndonjë dënimi me gjobë. Me ditën e sotme besimi në drejtësi për këtë rast u shua.”, deklaroi Selimaj për kp.
Gjykata Supreme i liroi nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulm fizik ndaj të moshuarës në Pejë.
Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulm fizik ndaj të moshuarës në Qendrën “Orenda” në Pejë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.
“Kolegji gjyqesor i Gjykates Supreme, e ka pranuar si te bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë te mbrojtësit të pandehurës A.R., avokatit Blerim Ademaj.”, tha ajo.
“Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A.R., e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A.P. e R.K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm DP.PP.nr.336/2022 të datës 03.11.2022 dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm PN1DP.nr.1561/2022 të datës 11.11.2022, ashtu që të pandehurave iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për tu mbrojtur në liri”, thuhet në vendim.
Sipas arsyetimit të Supremes, nuk arsye për të besuar se të pandehurat do të asgjësojnë, fshehin apo ndryshojnë provat e veprës penale dhe se nuk qëndron fakti se të pandehura do të mund të ndikojnë tek e dëmtuara apo dëshmitarët, sepse provat, gjegjësisht deklaratat e tyre ekzistojnë në shkresat e lëndës.
Ditë më parë (01 nëntor) u publikuan video brenda shtëpisë së të moshuarve “Orenda” në Pejë ku shfaqnin infermere duke rrahur një të moshuar.
Rasti ka ngjallur shumë reagime në publik, infermierëve dhe “Orendës” iu hoqën licensat, ndërsa janë mbajtur edhe protesta përmes të cilave kërkohej drejtësi për të moshuarën.