Uljet drastike kanë nisur pasditën e sotme dhe do të zgjasin edhe gjatë gjithë ditës së shtunë në qendrën tregtare “ETC” në Gostivar. Këto ulje vijnë përmes konceptit të emëruar “Black Friday”, të cilat ETC i sjellë në kohën e ndërrimit të sezoneve. Konsumatorët, me këtë rast në gamën e gjerë të produkteve do të mund të blejnë me zbritje të cilat shkoijnë edhe mbi 70 për qind. Zbritje ka tek teknika e bardhë, pajisjet shëpiake, tekstili, produktet higjienike, produktet ushqimore si dhe tek produktet e mishit.
Nga “ETC” në Gostivar, theksojnë se lirimet në të njejtën kohë janë edhe shenjë mirënjohje ndaj konsumatorëve të cilët u kanë besuar atyre dhe gjatë gjithë kohës kanë blerë tek ata edhe kur nuk ka pasur ulje. Betim Ahmaxhekaj, drejtues i qendrave tregtare “ETC” në Maqedoni, tha se befasitë e “ETC”- së nuk ndalen këtu, pasi deri në fund të vitit do të ketë akoma lirime dhe çmime të arsyeshme për konsumatorët.
“ETC” premton se tanimë traditën e uljes së çmimeve në mënyrë drastike, do ta vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndryshe, ETC në Gostivar funksionon që nga gushti i vitit 2015 dhe llogaritet një nga qendrat lider në treg.