13 Komuna të Shqipërisë kanë përfituar grante nga BE në vlerën totale të 600 mijë euro për të rehabilizuar dhe modernizuar infrastrukturën lokale. Prezantimi i projekteve u bë në qytetin e Lushnjës me pjesëmarrjen e 13 kryetarëve të bashkive fituese dhe me prezencën e Ambasadores së BE në Shqipëri, Christiane Hohmann.
Sipas saj ky event shënon një moment të rëndësishëm për bashkitë në Shqipëri.
“Sot ne po ofrojmë grante për Bashkitë. Është tejet e rëndësishme të punojmë me ju sepse qeverisja vendore është parësore për zbatimin e reformave dhe vetëm kësisoj qytetarët mund të arrihet të kuptojnë se zhvillime pozitive po ndodhin në jetën e tyre. Prandaj është kaq shumë e rëndësishme që ju ndodheni këtu”, tha Hohmann.
Projekti BE për bashkitë ka mbështetur me grante me vlerë nga 20 mijë deri në 50 mijë euro për të promovuar fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e komuniteteve lokale. Bashkitë Lushnje ,Skrapar, Patos, Kuçovë, Kamëz, Klos, Kavajë, Tropojë, Rrogozhinë, Mirditë, Tiranë, Lezhë dhe Fushë-Krujë janë shpallur fituese të granteve të projektit BE për bashkitë./rtsh