LajmeMaqedoni

Osmani-Le Drian: Të reflektojë BE-ja, Maqedonia ka plotësuar të gjitha kushtet

Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave dhe poashtu ka arritur harmonizim 100% me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, si dhe miratimin e 40% të legjislacionit të BE-së dhe tani është momenti kritik që Bashkimi Evropian të reflektojë përmes miratimit të kornizës negociuese”, tha Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në takimin e sotëm me ministrin për Evropën dhe Punë të Jashtme të Francës, Zhan Iv Le Drian i cili u mbajt në margjinat e mbledhjes së Koalicionit për luftë ndaj ISIS në Marakesh.

Ministri Osmani theksoi se rreziqet e politikës së jashtme dhe të sigurisë në realitetin e ri gjeopolitik e imponojnë zbatimin e vendimit për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, nëse Bashkimi Evropian dëshiron ta ruajë kredibilitetin e tij, para së gjithash në rajon dhe ta demonstrojë lidershipin e tij gjeostrategjik.

Në fokus të bisedave me homologun e tij francez, informon MPJ, ishin aktivitetet dhe planet e presidencës franceze me Këshillin e BE-së në lidhje me integrimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe domosdoshmëria e përshpejtimit të rrugës evropiane të vendit tonë.

“Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për situatën aktuale në Ukrainë dhe ballafaqimin me sfidat e sigurisë në rajon, si pasojë e agresionit rus mbi Ukrainën, thekson MPJ-ja.

Show More

Related Articles

Back to top button