SHA EMV njoftoi sot se kanë përmbushur detyrimin në kohë për furnizimin me energji elektrike më të lirë për industrinë ushqimore, shkollat dhe ujësjellësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga atje u bëjnë thirrje subjekteve që nuk kanë paraqitur kërkesë për furnizim që ta bëjnë këtë në periudhën e ardhshme, për t’u përfshirë në grupin e furnizimit nga fillimi i vitit të ardhshëm.
“Në kushtet e një krize energjetike brenda kornizës evropiane, por edhe më gjerë, SHA EMV përmbushi një tjetër detyrim të ardhur nga kriza, që është furnizimi me energji elektrike më të lirë për industrinë ushqimore për ushqimet bazë, shkollat dhe ndërmarrjet e ujësjellësit. Ky obligim i dhënë me konkluzionin e Qeverisë është përmbushur me shpejtësi dhe në një kohë sa më të shkurtër, në mënyrë që institucionet e përmendura të mund të furnizohen me energji më të lirë që nga 1 dhjetori.
SHA EMV u bën thirrje subjekteve që nuk kanë dorëzuar kërkesë për furnizim, të bëjnë të njëjtën gjë në periudhën e ardhshme, në mënyrë që nga 1 janari të përfshihen në grupin e furnizimit”, thuhet në njoftimin e EMV-së./Telegrafi/