GostivarLajme

TESSA Academy nga Gostivari pjesë e festivalit të parë ndërkombëtar për parukeri në Prilep

Në qendrën për Kulturë “Marko Cepenkov” në Prilep, është mbajtur manifestimi “Open Beauty Hair Fest”, i vetmi në vendin tonë kushtuar parukierëve. Në fakt, ky është një vazhdimësi e dy festivaleve të ngjashme, të mbajtura në këtë qytet, por të ribrenduar dhe të ngritur në një nivel më të lartë profesional të parukerisë, me pjesëmarrës nga vendi dhe vende të tjera.

Organizator i festivalit ishte shoqata për manifestime dhe edukim “Provent – Prilep”, në bashkëpunim me Seksionin e parukierëve, berberëve dhe estetistëve nga ky qytet dhe TESSA Academy nga Gostivari.

“Festivali përbëhej nga: panair me stenda ku u preznetuan marka eminente botërore për produkte, pajisje dhe mjete për kujdesin e flokëve, si nga vendi ashtu edhe nga Italia, Serbia, si dhe kishte shfaqje skenike të parukierëve eminentë nga Maqedonia”, thotë Safija Selimi, presidentja e CMC CAT.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe drejtor i festivalit Kreshimir Zdraveski i cili theksoi se një pjesë e mjeteve të tubuara nga organizimi, do të dedikohen për qëllime humanitare.

Të ftuar special ishin dy ekipe nga Serbia, fitues të çmimeve evropiane dhe botërore dhe pedagogë në fushën e parukierisë.

Show More

Related Articles

Back to top button