BotaLajme

7 të plagosur në një aksident në Itali, mes tyre një 23-vjeçar shqiptar

Një aksident i rëndë ndodhi orët e vona të së dielës në Verona të Italisë. 3 automjete u përplasën me njëra-tjetrën pak para mesnatës, duke lënë të plagosur 7 persona.

Nga të dhënat e deritanishme, sipas mediave italiane, në aksident u përshi një makinë Fiat 500 që drejtohej nga një 23-vjeçar shqiptar, një Renault Modus me shofer një 25-vjeçar dhe një Toyota Yaris me shofer një 60-vjeçar, të dy këta të fundit nga Verona.

Përplasja ishte tejet e fortë. Në vendngjarje shkuan shërbime të shumta të emergjencës. Nga 7 të plagosurit, mësohet se 4 janë në gjendje më të rëndë.

Për nxjerrjen e tyre nga automjetet u desh ndërhyrja e zjarrfikësve. Shkaqe e aksidentit të rëndë momentalisht janë të paqarta./tvklan.al

Show More

Related Articles

Back to top button