BotaLajmeRajon

Mediat e huaja shkruajnë për marrjen e shtetësisë shqiptare të Dua Lipë-s

Me koncertin në Tiranë për artisten përfundon turneu “Future Nostalgia”

Reuters, Washington Post, DailyMail, PageSix, The Guardian ishin vetëm disa prej medieve të huaja që kanë shkruajtur për marrjen e nënshtetësisë shqiptare të Dua Lipës.

Presidenti Bajram Begaj tha se e konsideronte një nder për ta bërë këtë sepse Lipa i ka bërë shqiptarët të famshëm në mbarë botën.

“Do të jem edhe unë një shqiptare me letra”, tha artistja përpara se të bënte betimin për shtetësinë në bashkinë e Tiranës.

Dua Lipa ka lindur në Londër në vitin 1995 nga prindërit emigrantë shqiptarë Anesa dhe Dukagjin Lipa nga Kosova. Ajo filloi të këndonte në moshën pesë vjeçare dhe u ndikua nga ana muzikore nga babai i saj, një ish-këngëtar dhe kitarist i një grupi rock.

Dua filloi të postonte këngët e saj në YouTube kur ishte 14 vjeç. Albumi i saj i parë debutues në studio u publikua në vitin 2017 ndërsa në vitin 2019 ajo fitoi çmimin Grammy për artistin e ri më të mirë.

Së bashku me babanë e saj ylli i popit bashkëthemeloi Fondacionin Sunny Hill në 2016 për të mbledhur fonde me koncerte vjetore të mbajtura në vendlindjen e saj në Kosovë për të ndihmuar njerëzit që përjetojnë vështirësi financiare. Vlen të theksohet se me koncertin në Tiranë për Lipën përfundon edhe turneu i saj Future Nostalgia.

Klan News

Show More

Related Articles

Back to top button