Protestat e Kinës kundër kufizimeve të COVID – 19, që shpërthyen gjatë fundjavës duket se kanë rënë, pasi autoritetet fillojnë t’i shtrëngojnë.
Një prani e madhe e policisë është parë në disa qytete dhe disa tubime u shtypën ose nuk u realizuan, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Protestat janë përhapur në të gjithë Kinën që kur një zjarr vdekjeprurës në një apartament në qytetin veriperëndimor të Urumqit ngriti shumë pikëpyetje mbi masat e ashpra kundër koronavirusit.
Që nga e premtja protestat po mbahen në të gjithë vendin. Protestat në rrugë janë jashtëzakonisht të rralla në Kinë.
Në Shangai demonstruesit kërkuan dorëheqjen e udhëheqësit kinez Xi Jinping ndërsa nderuan në heshtje viktimat e një zjarri në qytetin Urumqi.
© SYRI.net