LajmeMaqedoni

Ankohen prindërit, fëmijët po sëmuren në kopshte për fëmijë!

Shumë prindër të cilët i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe në komunën e Çairit janë ankuar se nuk ka ngrohje dhe se vrehet gripi dhe kollitja tek fëmijët. E gjitha kjo si shkak i mungesës së ngrohjes në ngrohtoren “Shkup-Veri”.

Gjithashtu ankohen edhe edhe nga personeli arsimor se mësimi nuk mund të zhvillohet në këtë mënyrë. Sipas informacioneve thuhet se kjo situatë do të zgjasë edhd një muaj. Prindërit dhe personeli arsimor i bëjnë thirrje Qeverisë që të ndërmerr masa sepse kështu nuk mund të funksionojë më tutje.

Vetëm para një muaji kështu shpreheshte Ramadani i cili menaxhon me ngrohtoren “Shkup-Veri”

Ramadani ka thënë se ai i është drejtuar personalisht qeverisë, ku edhe pse gjysma e ministrave janë shqiptarë dhe një pjesë e tyre jetojnë në Çair, nga aty nuk ka marrë përgjigje. Ai thotë se nuk është normale që dy ngrohtoret e tjera të Shkupit, me rreth 64 mijë konsumatorë, të marrin ndihma në vlerë prej 18 milionë euro, ndërsa 500 konsumatorët e Çairt të lihen në harresë dhe mos marrin as 18 euro.

“Komisioni Rregullator ka vendosur që ne nuk mund ta rrisim çmimin sepse konsumatorët nuk mund ta paguajnë. Por nga ana tjetër duhet që ky dallimi në çmimin e furnizimit dhe çmimin e shitjes duhet të na sigurohet nga buxheti i shtetit. I jam drejtuar qeverisë ku gjysma e ministrave janë shqiptarë dhe jetojnë në Çair dhe puna erdhi deri aty ku dy ngrohtoret e tjera të Shkupit kanë 64 mijë konsumatorë dhe për 500 të Çairit të mos ndahen mjete. 18 milionë euro janë ndarë për pjesën tjetër, as 18 euro nuk janë ndarë për ngrohtoren e Çairit. Nuk ka pasur asnjë përgjigje nga an e qeverisë. I vetmi që më është përgjigjur ministri i Ekonomisë që të drejtohem te Termocentralet e Maqedonisë, ku prej aty m’u përgjigjën në mënyrë cinike se ne jemi në borxh me ata. Qeveria, vitin e kaluar, u ka dale në ndihmë të tri ngrohtoreve, këtë vit për ne nuk ka.”-tha Ramdani.

Show More

Related Articles

Back to top button