Edicioni i 6-të i Forumit Botëror të transmetuesit kombëtar turk TRT, ku do të diskutohen problemet globale, do të mbahet në Istanbul në datat 9-10 dhjetor, transmeton Anadolu Agency (AA)
Me temën “Hartimi i të ardhmes: pasiguritë, realitetet dhe mundësitë”, kjo ngjarje do të mbledhë së bashku ekspertë, akademikë, gazetarë dhe intelektualë nga 34 vende.
Ekspertët e njohur do të marrin pjesë në gjithsej 10 sesione publike.
Takimi vjetor ndërkombëtar është një mundësi për të trajtuar sfidat e fundit dhe për të kontribuar në avancimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit në mbarë botën.
Gjatë sesioneve të hapura dhe tryezave të rrumbullakëta do të diskutohen çështje të shumta, nga energjia deri te kriza globale e emigrantëve, nga siguria ushqimore deri te islamofobia.
Në forum pritet të marrë pjesë edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan .
Regjistrimi për ngjarjen mund të bëhet përmes faqes së internetit ‘trtworldforum.com’.