BotaLajme

Dy fëmijë u gjetën të vdekur në valixhe në Zelandën e Re, dyshohet të jenë vrarë nga nëna e tyre

Dy fëmiijë në Zelandën e Re, të cilët u gjetën të vdekur në valixhe, disa vite më pas, dyshohet se janë vrarë nga mamaja e tyre.

42 vjeçarja është ekstraduar në Zelandën e Re dhe u paraqit në gjykatë të mërkurën pasi u kthye nga Koreja e Jugut, pasi është akuzuar për vrasjet e tyre

Trupat e fëmijëve të saj u zbuluan nga një familje në Auckland, e cila bleu valixhet në gusht në një ankand online të artikujve të braktisur në një njësi magazinimi.

Oficerët kanë theksuar se familja që gjeti trupat nuk kishte asnjë lidhje me vdekjet.

Gjykatësi në Gjykatën e Qarkut Manukau vendosi një urdhër të përkohshëm që mban sekret shumë detaje të çështjes, duke përfshirë emrat e gruas dhe viktimave.

Asaj nuk iu kërkua të deklarohej në seancë.

Fëmijët ishin të moshës midis pesë dhe 10 vjeç kur vdiqën, kanë thënë detektivët, dhe trupat e tyre ishin ruajtur për të paktën tre ose katër vjet .

Show More

Related Articles

Back to top button