Pasi Fatime Fetai dhe Burim Rustemi tërhoqën kandidaturën, Këshilli i Prokurorëve Publik nuk ka kuorum për të zgjedhur kryetarin e ri.
Këshilli i prokurorëve publikë nuk ka kuorum për të caktuar seancën për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Lartë Publike – Shkup. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, në një prononcim për MIA-an, tha se pret që të plotësohen kushtet kah mesi i dhjetorit.
ANTONIO JOLEVSKI-KRYETAR I KËSHILLIT TË PROKURORËVE PUBLIKË
“Derisa të sigurohet kuorumi që të mbahet seanca nuk mund të caktohet, për momentin janë tetë anëtarë, së bashku me prokurorin publik Ljubomir Jovevski.
Në garë për kryetar të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup ishin tre kandidatë, por pas tërheqjes së prokurores Fatime Fetai, edhe Burim Rustemi dha dorëheqje, pa treguar asnjë arsye, ndërsa tani për tani i vetmi kandidat për këtë pozitë mbetet prokurori aktual Mustafa Hajrulahi.
Ndërkaq, zgjedhja e kreut të ri të Prokurorisë së Lartë Publike – Shkup, ishte në rend dite të seancës së 70-të të Këshillit të Prokurorëve Publikë më 14 nëntor, por me arritjen e kësaj pike, ajo u shty në mënyrë që, siç u tha, anëtarët do të kishte kohë të mjaftueshme për të shqyrtuar dosjet e kandidatëve.