GostivarLajme

Gostivar, numri i të papunëve nuk ndryshon / Politika një nga shkaqet e papunësisë

Politika është një nga shkaqet që shumë persona mbeten të papunë. Kjo gjë është evidente edhe në qytetin e Gostivarit, ku ka edhe persona të shkolluar, mandej doktora shkence që kanë mbetur të papunë. Hisan Amzai, përgjegjës i Agjencionit për Punësim në Gostivar thotë se aktualisht ka tre doktora shkence që evidentohen të papunë dhe një numër më të madh të magjistrave.

“Kemi prej të gjitha profileve, pjesa dërmuese janë me shkolla të mesme, kemi edhe me fakultete, magjistra, doktora shkence të cilët janë të paraqitur te ne si të papunë. Momentet me të cilat ata ngelin të papunë janë të hapësirave të ndryshme, partitë politike, dikujt nuk i pëlqen puna, dikush pret të shkone jashtë, pra këta persona janë të paraqitur si të papunë”, deklaron Hisan Amazi, përgjegjës i Agjencionit për Punësim në Gostivar.

Me vite numri i të papunëve në Gostivar nuk ndryshon dhe mbetet dikur rreth 9 mijë. Gjysma e tyre janë edhe shfrytëzues të ndihmës sociale ku dominojnë personat e pashkolluar.

“Me siguri e dini se çdo vit kemi kandidatë që mbarojnë shkollën e mesme apo studimet dhe pastaj vijnë paraqiten dhe numri mbetet konstant, nuk ka lëvizje as zogëlim as zmadhim. Diku kemi afër tetë apo nëntë mijë kandidatë të papunë të cilët aktivisht kërkojnë punë. Një pjesë e këtyre kandidatëve janë të pashkolluar, janë shfrytëzues të ndihmave sociale të cilët e kanë me obligim të paraqiten dhe jo vetëm barësi i ndihmës sociale por edhe anëtarët e familjes të cilët shfrytëzojnë. Për këtë numri i të papunëve mbetet konstant, nuk ka as rritje as zvogëlim”, deklaron Hisan Amazi, përgjegjës i Agjencionit për Punësim në Gostivar.

Amzai thotë se sivjet shteti ka ndarë mbi një milion euro për krijimin e vendeve të reja të punës në Gostivar dhe përmes masave aktive për punësim, punë kanë gjetur rreth 220 persona.

“Në krahasim me vitet e kaluara me disa masa aktive jemi të kënaqur, me disa jo aq sa duhet. Diku gjatë vitit 2022 në Gostivar kemi punësuar 220 persona të papunë nëpërmjet masave aktive siç janë: vetëpunësimet, subvencionimi në rroga, vetëpunësim me kreditim persona me invaliditet, punë publike dhe në disa aktivitete tjera dhe diku afërsisht një milion e njëqind mijë euro kemi derdhur në Gostivar. Prej masave aktive si ma e suksesshme dhe më atraktive ka qenë vetëpunësimi me mjete të pakthyeshme me grante. Sivjet me këtë masa kemi pasur 114 persona të cilët kanë regjistruar ndërmarrjet e veta dhe kanë filluar me punë dhe kanë marrë mjetet për bizneset e tyre. Prej tyre 106 janë persona të paraqitur si të papunë dhe tetë persona me invaliditet të cilët të cilët poashtu shfrytëzojnë një shumë prej pesë mijë euro mjete të pakthyeshme për zhvillimin e biznesit të tyre. Masa tjetër më atraktive është subvencionimi në rroga, por sivjet kemi pasur një numër relativisht më të ulërt se vitin e kaluar dhe kemi pasur diku rreth 37 punësime”, deklaron Hisan Amazi, përgjegjës i Agjencionit për Punësim në Gostivar.

Amazi thotë se çdo muaj nga lista e të papunëve largon mbi 100 persona dhe po aq i shtohen listës. Thotë se ata persona që lagrohen nga shteti, nuk ka mundësi të evidentohen si të papunë pasi për çdo muaj e kanë për obligim ligjor të paraqiten pranë Agjencionit për Punësim.

Show More

Related Articles

Back to top button