GostivarLajme

Gripi stinor shfaqet më herët, më të prekur fëmijët / Muça: Kemi 40 – 50 kontrolle në ditë

Rritje e madhe e numrit të të prekurve nga gripi stinor, sidomos i fëmijëve në Gostivar. Mjekët thonë se këtë vit piku i gripit ka filluar pak më herët dhe është i vrullshëm, shpesh edhe me komplikime, gjë e cila ka rritur edhe numrin e fëmijëve të hospitalizuar. Visar Muça, mjeku specialist i pediatrisë dhe shefi i repartit pediatrik në Gostivar, thotë se në bazë ditore kontrollojnë mbi 50 fëmijë me simptoma të gripit, ndërkaq të hospitalizuar ka edhe bebe dy muajshe. Ai thotë se disa pacientë nuk janë me simptoma karakteristike të gripit gjë e cila shpesh sjellë deri te komplikimet.

“Këto tre-katër javët e fundit kemi një vrull të madh të pacientëve, ineteresante është se këtë vit gripi i ka kapur edhe bebet dhe kemi hospitalizime të bebeve nga dy muaj e fëmijë deri në moshën 14 vjeçare. Numri i kontrolleve zakonisht shkon nga 40 – 50 brenda 24 orëve, ndërsa për momentin kemi 17 hospitalizime dhe dy javët e fundit numri i të hospitalizuarve varion nga 15 deri në 20. Ka disa pacientë që nuk janë karakteristikë në aspekt të simptomave të gripit, shumica që vijnë janë me simptome të përgjithshme dhe zakonisht dy-tre ditët e para me temperaturë apo me sekret nga hundët e pastaj fillon tërehqja apo shuarja e simptomeve ose vijnë komplikime. Këtë vit krahasuar me vitet tjera kemi pasur pak më tepër komplikime nga gripi”, deklaron Visar Muça, shef i repartit pediatrik në Gostivar.

Muça thotë se në bazë të informacioneve dhe përvojave që ndajnë me kolegët nga qytet tjera, bëhet fjalë për grip sezonal, por i cili sivjet ka filluar më herët. Sipas tij, deri te rritja e numrit mund të ketë ardhur edhe për shkak të dërgimit të fëmijëve të me grip në çerdhe e shkolla.

“Sipas asaj që përcjellim, informatat që kemi dhe kontaktet me institucionet nëpër qytete tjera apo edhe me Klinikën e Shkupit, bëhet fjalë për një grip i cili ndoshta është pak më i vështirë, vrullshëm në aspekt të simptomeve dhe për momentin nuk kemi infromata të tjera se bëhet fjalë për diçka tjetër. Është grip sezonal, diferenca është se ka filluar pak më herët dhe këtu ka ndikuar edhe ajo që fëmijët e sëmur nuk duhet të dërgohen në çedhe apo në shkollë, pasi siç e dimë gripi është infektues dhe kalon nga njëri te tjetri dhe për disa ditë rritet numri i pacientëve”, deklaron Visar Muça, shef i repartit pediatrik në Gostivar.

Fëmijët ndryshe nga të rriturit, janë më infektues dhe më transmetues të gripit, prandaj Muça apelon prindërit fillimisht e pastaj edhe mjekët amë të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

“Primare është që fëmiju me simptome të gripit qoftë të lehta apo të rënda, të bëhet një kontroll te mjeku amë. Sa më herët të bëhet kontrolli, në dy-tre ditë e para të bëhet kontorlli i parë dhe pastaj deri në ditën e pestë ta bëjnë edhe kontrolli e dytë nëse simptomet nuk përmirësohen. Puna e dytë që duhet bërë është që fëmijët të izolohen, mos dërgohen në çerdhe, shkollë pasi kontaminimi nga njëri te tjetri është shumë i shpejtë. Është mirë që prindërit të japin terapinë sipas simptomatikës që të gjithë e dinë që duhen sirupe për temperaturë, lëngje sa më tepër dhe lëngje të ngrohta sikurse çajrat e ndryshme. Te pjesa që i tangon mjekët, duhet një kujdes pak më i veçantë sidomos i mjekëve amë të cilët i përcjellin të parët këta fëmijë, t’u kushtohet rëndësi më e madhe e ndjekjes së simptomave pasi siç theksova këtë vit me pacientët ka ndodhur që brenda disa orëve të ju përkeqësohet pamja klinike dhe pastaj edhe komplikimet janë më të rënda”, deklaron Visar Muça, shef i repartit pediatrik në Gostivar.

Muça është decid se prindërit nuk guxojnë t’i trajtojnë fëmijët vetë e aq më pak të u jepet antibiotikë pa rekomandim të mjekut.

Ndryshe, pasi reparti pediatrik në Gostivar është duke u rinovuar, personali i këtij reparti dhe fëmijët janë të vendosur te spitali modular .

Show More

Related Articles

Back to top button