Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
AMSM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë për vozitësit, respektim të sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, afër lumenjëve dhe grykave, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Kjo veçanërisht ka të bëjë me segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.