LajmeMaqedoni

Lajmet e rreme rrezik për RMV-në, por edhe rajonin

“Ndërtimi i kapaciteteve mediatike në luftën kundër lajmeve të rreme dhe dezinformimit si dhe mbështetje ndaj mediave të pavarura në Maqedoninë e Veriut gjatë procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Ky është një projekt që është realizuar nga ana e Ambasadës së Çekisë me Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Me këtë rast, në këtë universitet është mbajtur edhe ceremonia e mbylljes së këtij projekti. Rektori i këtij universiteti, Abdylmenaf Bexheti, falënderoi Republikën e Çekisë për mbështetjen që ka dhënë në luftën kundër lajmeve të pasakta, që janë kërcënim për rajonin dhe jo vetëm.

“Në këtë drejtim universiteti paraqitet si një kënd i rëndësishëm mes këtij trekëndëshi siç është komuniteti, botës akademike dhe mediumeve, që janë ndër shtyllat kryesore të shoqërisë, që të përgatisim gjithnjë e më shumë edhe stafin tonë por edhe studentët në ballafaqim me lajmet e rreme që paraqiten gjithnjë e më shumë kërcënuese”, tha Rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti.

Ambasadori i Çekisë, Jarosllav Ludva, shfaqi shpresë se në të ardhmen do të vazhdojë të mbështesë projekte të tjera për të mirën e komunitetit.

“Falënderoj Universitetin dhe pjesëmarrësit e projektit për bashkëpunimin, sepse lajmet e pasakta janë shumë të rrezikshme dhe jam shumë i kënaqur me rezultatet e projektit. Poashtu jam shumë i kënaqur edhe me bashkëpunimin me universitetin tuaj. Ambasada ka disa projekte të vogla dhe jam i sigurt se edhe në të ardhmen mund të bashkëpunojmë edhe në disa projekte të tjera”, tha ambasadori i Çekisë në RMV, Jerosllav Luda.

Ndërkaq, lajmet e rreme kanë ndikim edhe në procesin integrues të vendit drejt Bashkimit Evropian, pohon rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti. Sipas tij, kjo është një luftë e ftohtë që do të jetë edhe më shumë prezente në të ardhmen.

“Çdo e ditë e me shumë ballafaqohemi me lajme të pasakta, të rreme, të cilët në një mënyrë sfidojnë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, posaçërisht në relacionet që i kemi me Bullgarinë, dhe në vend se të qetësojnë situatat, këta lajme e përkeqësojnë gjithnjë e më tepër këtë situatë. Këta projekte nuk duhet vetëm që të realizohen me donacione por duhet edhe vet institucionet vendore të merren më shumë me këtë problematikë sepse kjo është pjesë e luftës së ftohtë që do të vazhdojë gjithnjë e më shumë në të ardhmen”, deklaroi rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti.

Pritet të ketë edhe një doracak me udhëzime për përballje me lajmet e rreme. /koha/

Show More

Related Articles

Back to top button