LajmeMaqedoni

Kovaçevski: Vitin e ardhshëm pritet të fillojë ndërtimi i gazsjellësit me Greqinë

Pas përfundimit të ndërtimit të pjesës së fundit të gazsjellësit nga Negotina në Manastir Kryeministri Dimitar Kovaçevski pret që vitin e ardhshëm të fillojë ndërtimi i gazsjellësit ndërlidhës me Greqinë. Sipas tij, me këtë projekt vendi do të ketë qasje në gazin natyror nga Azerbajxhani. Në vend që të varemi nga një burim i gazit dhe një çmim, ne kemi parashikueshmëri për ekonominë tonë, tha Kovaçevski, duke shtuar se tashmë do të mund të ndërtohen elektrana me gaz në REK Manastir.

“Projekti është në përputhje me qëllimet dhe prioritetet kombëtare dhe me politikat e Bashkimit Evropian. Me këtë projekt dhe me pjesën e përfunduar, Maqedonia e Veriut i plotëson kushtet për të qenë vend transit, por edhe për të fituar nga transiti i gazit natyror. Tashmë po punohet për dokumentacionin teknik të gazsjellësve të rinj ndërlidhës me Serbinë dhe Kosovën, për të cilat tashmë kemi marrë mbështetje nga Bashkimi Evropian”, deklaroi kryeministri Kovaçevski./KlanMacedonia

Show More

Related Articles

Back to top button