Një ditë pas ngjarjes tronditëse në prishtinë, ku një grua shtatzënë u vra nga ish bashkëshorti, kryeministri Albin Kurtoi reagoi sërish duke dënuar dhunën në familje
Në një posrtim në rrjetet sociale, aoi tërheq vëmendjen për fenomenin I cili është më I përhapur nga sa duket. Ndaj ai kërkoi më shumë reagime nga gjithë shoqëria.
Kur vritet gruaja tashmë është bërë vonë. Zgjimi shoqëror edhe po ngjan vonë edhe po zgjat shkurt. Një a dy protesta të nesërmen, dhe: mirupafshim pas vrasjes së ardhshme. Gratë që vriten në familje janë ato që kanë rezistuar ndaj dhunës së burrit. Gratë që vriten janë gra që nuk kanë heshtur. Shoqëria jonë është përgjithësisht e heshtur për zërin e mbytur të atyre grave nga burrat vrasës. Gratë (dhe fëmijët e saj) po luftojnë brenda shtëpive të tyre private pa mbështetjen e nevojshme publike.
Sipas Kurtit, beteja për barazi gjinore nuk është çështje private, e duhet hequr dorë nga paragjykimi patriarkal “nderi burrëror – gruaja shërbëtore”.