LajmeMaqedoni

Çmimet e mishit në Maqedoni janë ulur për 5%

Rreth dhjetëra kompani nga industria e mishin janë refuzuar për marrjen e rrymës së subvencionuar sepse kanë fotovoltaikë. Ata tashmë i kanë ulur çmimet e 50 produkteve, të mishit të freskët të derrit dhe të një pjese të asortimentit të pulës, por deri kur do të zgjasë lirimi, nuk e dinë. Presin që në afat sa më të shpejtë të mundur të tejkalohet problemi dhe t’i nënshkruajnë marrëveshjet për çmimin fiks të energjisë elektrike, për çka kanë marrë edhe premtim nga EVN.
Sipas Grupacionit për përpunimin e mishit dhe produkteve të mishit pranë Odës Ekonomike, çmimet janë ulur për pesë për qind, para së gjithash të mishit të freskët vendor të derrit, por, megjithatë, secila kompani individualisht vendos sa do t’i shesin produktet e tyre. Që të ulet, çmimi i produkteve të mishit menjëherë, për mbi 10 – 15 për qind, është e nevojshme lirimi nga doganat për import të mishit të ngrirë të derrit për përgatitje që ishte në fuqi katër vjet dhe përfundoi në qershor të vitit 2022 dhe shkaktoi shtrenjtim.
Grupacioni porositi se rregullat për marrjen e rrymës së subvencionuar duhet të publikohen dhe qartë të vlejnë për të gjitha subjektet juridike nga çdo degë adekuate.
“Që sot kemi ulur çmimet e produkteve të caktuara, duke i besuar Qeverisë se masat do të jenë efektive. Janë ulur rreth 50 produkte, një pjesë e mishit të derrit të freskët dhe një pjesë e asortimentit të pulës, por nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo pasi disa kompani janë refuzuar dhe vënë në pozitë të pabarabartë. Prisnim që masa e energjisë elektrike të ishte e qartë dhe e gjithë puna të plotësohej me dorëzimin e dokumentacionit. Por dje dhe pardje disa prej kompanive janë refuzuar dhe nuk kemi asnjë shpjegim pse. E vetmja gjë që kanë të përbashkët janë fotovoltaikët”, theksoi kryetari i Grupacionit, Goce Trajçev.
Trajçev në konferencë për media në Odë theksoi se kompanitë janë të gatshme që tepricën e rrymës ta japin falas, që kjo të mos jetë pengesë që të marrin energji elektrike të subvencionuar.
“Të gjitha këto kompani kanë investuar në fotovoltaikë për nevojat e tyre që është diçka e shkëlqyeshme, por tani u tregua si mungesë dhe do t’i dekurajojë për një lloj të tillë të investimit në të ardhmen”, potencoi Trajçev, duke shtuar se kompanitë duhej t’i shihnin marrëveshjet, por marrëveshjet ende nuk i kanë marrë.
Nga Oda informojnë se dje pasdite kanë marrë kumtesë nga EVN në të cilën informohet se kompanitë të cilat kanë centrale fotovoltaike, kanë tepricë të rrymës dhe për ato marrëveshjet do të duhet të ripërpunohen që të rregullohet shitja e asaj tepricës.
“Bashkë me EMV dhe Ministrinë e Ekonomisë do të bëhet gjithçka për finalizimin e marrëveshjeve. Udhëzimi është që do të ndodhë sa më shpejt, ndoshta nesër, të hënën ose në janar. Këto janë teprica që kompanitë nuk mund t’i shfrytëzojnë askund dhe janë të gatshme ta tejkalojnë këtë problem”, tha Daniela Mihajlovska nga Oda.
Parregullsi, shtoi Mihajllovska, po zbulohen dhe po bëhen përpjekje për tejkalimin e tyre.
Industria e mishit edhe zyrtarisht e paralajmëroi fushatën “Vendore, cilësore, e lirë”.

Show More

Related Articles

Back to top button